TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2025, 19:03

“Të mbajmë ty me makinë 100 mijë euro”, demokrati bën për "ujë të ftohtë” Nokën: Dil Flamur, a mbledh dot njerëz si Salianji?

Shkruar nga Pamfleti

“Të mbajmë ty me makinë 100 mijë euro”,

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është shoqëruar me tensione mes Sali Berishës, Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës.

Debateve të ashpra i është bashkuar edhe Bislim Ahmetaj, i vetmi anëtar që doli në mbështetje të Ervin Salianjit pas përplasjes së tij me Flamur Nokën dhe Sali Berishën.

Ahmetaj kujtoi se nuk e ka dashur Ervin Salianjin kur asokohe bashkë me Berishën rrethuan selinë e PD-së për t’ia marrë atë Lulzim Bashës.

Më tej ai ka thënë se Salianji ka shkuar në seli me shkop bejsbolli, por ai mbledh njerëz nëpër takime.

Dhe këtu ka pyetur drejtpërdrejtë Nokën, “Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?”.

Më tej me ironi, Ahmetaj ka thënë se ne jemi shumë të zënë, duke mbajtur Nokën me makinë 100 mijë euro.

Salianji ka ardhur me shkop bejsbolli këtu e unë nuk e kam dashur. Po ai mbledh njerëz. Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?

Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur Behar e dimër. Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz”, është shprehur Ahmetaj në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.

Lini një Përgjigje