
Mbledhja e Kryesisë e PD duket se ka trazuar situatën brenda partisë. Ervin Salianji është përplasur fort me Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Pas mbledhjes ky i fundit nuk i kurseu sulmet ndaj Salinjit, teksa shkoi deri aty sa përmendi Grida Dumën, e cila sipas tij ka lobuar te PS që të votohej Endri Shabani si Avokat Populli. Duma dhe Salianji dihet që janë bashkë.
Noka: Kjo mbledhje kishte si qëllim për të diskutuar dhe për t’i vënë në transparencë shqiptarëve.
Sulmi i këtyre ditëve dhe presioni që i është bërë Kushtetueses, reforma në drejtësi ka vdekur, Edi Rama është legjislativi dhe narkosi.
I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të vërshojnë në bulevard. Nuk do të jetë vetëm një protestë do të vijojmë protestën. Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia.
Gazetarët: A ju është kërkuar dorëheqja në mbledhjeje?
Po flas këtu për agjendën e PD, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë. Për firmat për avokatin e popullit ne kërkuam ndjesë.
Gazetarët: Ju e ndjeni veten përgjegjës?
Kini durim. Ne kemi kërkuar ndjesë, kanë kërkuar edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye sepse në ngutje e sipër dhe në një moment e emocional që ishte çështja e Bashkisë…
Flamur Noka ka debatuar me çdo firmëtar, është kundër dhe është shprehur kundër. Kam qenë ndër të vetmit që kam kërkuar llogari.
Sot në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin. Gojëdhëna... Gojëdhëna... Ka gojëdhëna. Tani kjo është histori që nuk intereson fare. Ju sqaroj ju sqaroj kaq: Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit ka debatuar me çdo firmëtar, ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka, ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe anëtarët e tjerë
Lini një Përgjigje