
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratat e Sali Berishës për Ervin Salianjit, pas foltores që ky i fundit ka nisur me strukturat e Partisë Demokratike.
Mërtiri tha se pretendimi i Berishës së ish-deputeti po i shërben kryeministrit Edi Rama është absurd.
“Partisë Socialiste dhe Edi Ramës i shërben ai që nuk do që të reformohet Partia Demokratike. Rama me Berishën jeton 1 mijë vjet në pushtet. Megjithëse kjo është qeveria më e mbuluar nga skandalet dhe zullumet, ajo është më e fortë se kurrë se ka përballë Sali Berishën”,- tha Mërtiri.
Analisti këmbëngul se fajtori i vetëm i dobësimit të Partisë Demokratike dhe lëvizjeve aspak strategjike të kësaj force politike, është Sali Berisha.
“Është e turpshme që kjo parti fshihet pas gishtit dhe fajëson çdokënd përveç Berishës. Nëse ka fajtor këtu është Berisha, se pazaret me Edi Ramën i bën Sali Berisha. Nuk ka sens që kjo parti të vazhdojë ‘Mehmeti bën në kokë të vet se Enveri dhe Nexhmija nuk i dinë këto punë’. Berisha është ai që ka gisht te Avokati i Popullit dhe këtë e thonte vetë, ka thënë se ne e bëmë këtë se deshëm t’i merrnin votat Endri Shabanit për Bashkinë e Tiranës”,- tha Mërtiri në Report Tv.
Lini një Përgjigje