
Emërimi i Endri Shabanit Avokat Populli ka ndezur sot Kryesinë e PD. Edhe pse ishin demokratët që ja dhanë firmat dhe i mundësuan kandidimin, sot ka pasur debate e përplasje për emërimin e tij. Por ndryshe nga të tjerët, ajo që ka shkuar shumë larg është deputetja Jozefina Topalli, e cila e ka mallkuar. Pro Berisha i ka dal kundër, teksa ka rrëzuar të gjitha zërat se do të ketë ankimim në Kushtetuese.
Diskutimet në Kryesinë e PD
Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, se ka 98% të pushtetit, nuk bën diferencë se shkon 99%. Por të sqarojmë qytetarët, po ata deputetë që firmosën për Shabanin, po me firmën e tyre, tërhoqën me firmë, me nënshkrim firmat e dhëna për Shabanin dhe e bënë ketë brenda afateve ligjore.
Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.
Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.
Lini një Përgjigje