SPAK-u i ka të gjitha mundësitë që të mos e lerë me kaq, po me arrestime të tjera për të njëjtën akuzë, t’ia shtojë “krenarinë” Edi Ramës...
Për lajmin se SPAK-u ka lëshuar 10 urdhër-arreste për ish zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, mes të cilëve edhe për ish kryetarin Vangjush Dako, reagoi menjëherë edhe kreu i Qeverisë Edi Rama.
Duke folur për këtë nga Berati, gjatë turit të tij falënderues, ai tha se: “Duhet bërë durim në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin etj...” dhe në fund Edi Rama e mbylli se: “Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS-në dhe kontributin që japim”.
Një nga dy akuzat për ish kryebashkiakun Vangjush Dako është dhënia e lejes për tre kate shtesë të një pallati në Durrës që, nga 8, u bë me 11 kate.
Pyetja që na lind vetiu në këtë rast është kjo: A do të ndiqet nga SPAK-u kjo praktikë hetimore edhe për lejet e kateve shtesë në bashki të tjera si, fjala vjen, në Tiranë?
Pse jo?
SPAK-u i ka të gjitha mundësitë që të mos e lerë me kaq, po me arrestime të tjera për të njëjtën akuzë, t’ia shtojë “krenarinë” Edi Ramës... /Pamfleti
Lini një Përgjigje