TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 19:43

Gjergj Zefi: Oh, ju fatzinj! Rama ju ndan në dy kategori: ata që i duhen, dhe që nuk i duhen...

Shkruar nga Pamfleti

Gjergj Zefi: Oh, ju fatzinj! Rama ju ndan në dy kategori: ata që i

E lëshoi edhe Vangjushin... Pasi e shfrytëzoi për të marrë bashkinë e Durrësit, e dorëzoi me dorën e tij. Kështu do t'i dorëzojë të gjithë të tijtë.

Editori i "Pamfletit", Gjergj Zefi, ka reaguar në adresën e tij në Facebook, lidhur me arrestimin e ish- kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas tij, Edi Rama ka në dorë pultin e drejtësisë dhe e vë atë në funksion të drejtpërdrejtë të pushtetit të tij.

Statusi i plotë i Gjergj Zefit

E lëshoi edhe Vangjushin...

Pasi e shfrytëzoi për të marrë bashkinë e Durrësit, e dorëzoi me dorën e tij. Kështu do t'i dorëzojë të gjithë të tijtë, që njëlloj si gomari që kur po e hante ujku tha: Zot bëje ëndërr; këta thonë, nuk e ka me mua...

Edi Rama i ndan njerëzit në dy kategori: ata që i duhen dhe ata që nuk i duhen...

Përshëndes të gjithë deputetët socialistë me poezinë e Bertold Brehtit:

Oh, ju fatzinj!

Vëllait tuaj i bëhet dhunë, dhe ju mbyllni

Sytë!

I prekuri bërtet fort, dhe ju heshtni?

Dhunëbërësi sillet rrotull dhe zgjedh prejat e tij,

Dhe ju thoni:

Ne ai na kursen, sepse s’tregojmë asnjë

Mospëlqim.

Çfarë qyteti është ky, ç’njerëz jeni ju vallë?

Kur në një qytet ngjan një padrejtësi,

duhet të ketë një Revoltë.

Dhe atje ku s’ka revoltë, është më mirë që qyteti

të humbasë

Nga një zjarr, përpara se të bëhet natë.

rama gjergj zefi dako

Lini një Përgjigje