
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka përfunduar rinumërimin e kutive për bashkinë e Belshit ku ka konfirmuar fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani.
Pas rinumërimit të votave, Tafani ka thelluar diferencën e fitores së tij për bashkinë e Bleshit duke marrë 9 vota më shumë krahasuar me rezultatin pas zgjedhjeve të 14 majit.
Konkretisht, pas rezultatit të ditës së sotme, Tafani ka 4564 vota ndërsa rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 4515 vota. Ndërsa u shpallën të pavlefshme 186 vota.
Lini një Përgjigje