TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 18:55

Arrestimi i Dakos, Paloka sulmon Ramën: Çdo gjë me regji qendrore, e vendosi në pranga pas zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Dakos, Paloka sulmon Ramën: Çdo gjë me regji

Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. I pari ka qenë Edi Paloka, i cili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, e gjitha kjo është lojë e tij, ku fut një në qeli dhe nxjerr një tjetër. Sipas tij, ai u arrestua pas zgjedhjeve dhe kjo tregon se ka qenë e planifikuar.

Një jave pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të Bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.  Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar. Skenari: Edvin Rama Regjia: Yuri Kim”, shprehet Paloka.

paloka dako

Lini një Përgjigje