
Pasditen e sotme SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, mes tyre edhe ish-kryetari Vangjush Dako.
Lidhur me këtë arrestim nuk ka munguar edhe reagimi i kryeministrit, Edi Rama, i cili nga Berati ku është ndalur në kuadër të turit ta falënderimeve, tha se për herë të parë në historisë e Shqipërisë po goditen njerëz me pushtet. Para arrestimin e shiti si sukses të reformës në drejtësisë.
Edhe pse deri para pak kohësh ai e konsideronte Dakon mik të ngushtë, duket se është distancuar prej tij, teksa shtoi se normalisht nuk i vjen mirë kur njerëz që dje ishin krah tij sot janë në krah të gjyqtarit.
“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS. Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë”, tha Rama.
Por dikur Rama fliste ndryshe për Dakon. Madje e ka mbrojtur ish-krye bashkiakun edhe kur SHBA e shpalli atë person non-grata.
Në vitin 2020, gjatë një interviste televizive Rama u pyet nga gazetarët për akuzat që Departamenti Amerikan i Shtetit kishte për Dakon, por ai u përgjigj se nuk e dikton DASH-i miqësinë e tij.
Madje Rama shtoi se edhe në rast se Dako do të përfundojë në burg, ai ka qenë, është dhe do të mbetet miku i tij.
‘Nuk ma dikton mua miqësinë Departamenti i Shtetit. Unë Dakon e kam mik. Po e them këtu, sikur edhe në burg të shkojë Dako, ai është sërish miku im’, deklaronte Rama.
Lini një Përgjigje