
SPAK ka lëshuar ditën e sotme një urdhër-arresti për ish-krybashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako nën akuzën për korrupsion, duke bërë kështu që një tjetër mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama të bie në rrjetën e drejtësisë.
Miqësinë me Dakon kryeministri Rama e ka deklaruar hapur edhe më parë, madje e ka mbrojtur ish-krye bashkiakun edhe kur SHBA e shpalli atë person non-grata.
Në vitin 2020, gjatë një interviste televizive Rama u pyet nga gazetarët për akuzat që Departamenti Amerikan i Shtetit kishte për Dakon, por ai u përgjigj se nuk e dikton DASH-i miqësinë e tij.
Madje Rama shtoi se edhe në rast se Dako do të përfundojë në burg, ai ka qenë, është dhe do të mbetet miku i tij.
‘Nuk ma dikton mua miqësinë Departamenti i Shtetit. Unë Dakon e kam mik. Po e them këtu, sikur edhe në burg të shkojë Dako, ai është sërish miku im’, deklaronte Rama.
Tani më që Dako ra në pranga, mbetet për tu parë nëse Rama do të deklarojë sërish që e ka mik, apo do të ndryshojë qëndrim ashtu siç ka bërë edhe në rastet e tjera./Pamfleti
Lini një Përgjigje