
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lëshimin e urdhër arrestit për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili ka ironizuar vendimin e SPAK, duke shkruar se “nuk e bënte dot para zgjedhjeve, pasi duhej të ruheshin votat”, teksa e ka krahasuar rastin me arrestimin e Belerit. Me ironi ai e quajti kapjen e Dakos “arrestimi rilindas”.
“Përpara zgjedhjeve nuk e bënte dot SPAK ketë arrestimin e Dakos duhet te mbaruar edhe fushata e ruajt se votave. Ndërsa për Fred Belerin, qe ishte i opozitës nuk i priste puna. Uh se harrova edhe një jave rresht muhabeti i arrestimit ishte neper FB dhe kafene, këtij i thonë arrestim rilindas!”, shkruan Vasili.
Lini një Përgjigje