
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, duke thënë se urdhër-arresti për të është firmosur para 4 ditësh.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha shprehet se në bazë të informacioneve të marra nga ‘qytetari digjital’ thuhet se kryeministri Edi Rama është ai që ka bllokuar një lëvizje të tillë, derisa të bëhej gati një qeli e posaçme për Dakon.
“Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!
Përshëndetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerre te premten me firmën e gjyqit. Kurse Ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama! Kompromis ? Ne burgun e Dr është bere gati dhoma tek sektori shëndetësor. Përderisa po hetohen nga Spaku duhet te qëndrojnë ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i përcaktonte kushtet....miqësisht”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje