TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 19:58

“I shikon këto duar ti, janë akullore”, kur Dako deklaronte se nuk kishte prekur kurrë lekë të pista (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“I shikon këto duar ti, janë akullore”, kur Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar sot me urdhër të SPAK për abuzime me tenderët dhe lejet e ndërtimit. Por Dako njihet për protagonizmin e tij.  

Media gjermane, “Bild” publikoi disa përgjime lidhur me blerjen e  votave në zgjedhjet e vitit 2017, ku shfaqet kryebashkiaku i Durrësit, Dako si dhe zyrtarë të lartë të administratës, të cilët komunikojnë me Astrit Avdylajn.

Por Dako, i ftuar në studion e Opinion, deklaronte se duart e tij ishin të pastra akullor dhe se nuk kishin prekur asgjë të jashtëligjshme.

Unë tani të rri i pashqetësuar dhe mos filloj të ulëras. Më vjen shumë keq tani, se unë jam njeri me ndjenja, me shpirt. Unë jam njeri që kam reputacion në jo vetëm në Durrës por në gjithë Shqipërinë. Mua më njohin njerëzit për akullore, unë jam akullore. I shikon këto duar ti, janë akullore, s’kanë prek këto as drogë, as pistoleta, as lekë të pista. Lul Basha i ka me gjak, i ka të zeza”, deklaronte Dako.

dako akullore

Lini një Përgjigje