TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 11:58

Topalli pas votimit në PD: Berisha ktheu izolimin në forcë politike

Shkruar nga Pamfleti
Topalli pas votimit në PD: Berisha ktheu izolimin në forcë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, mori pjesë në votimet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, ndërsa në deklaratën e saj për mediat vlerësoi figurën e Sali Berishës si një lider që, sipas saj, ka mbijetuar politikisht pavarësisht goditjeve dhe izolimit.

Topalli tha se Berisha ka qenë objekt sulmesh të vazhdueshme politike dhe institucionale, por sërish ka arritur të ruajë mbështetje të gjerë nga demokratët dhe qytetarët.

“Politika është provë karakteri, ka lider në pushtet që janë të fuqishëm për shkak të pushtetit. Në rastin e Berishës ka ndodhur një rast unikal. Është lobuar për ta shpallur non grata, ka pasur një izolin dhe ia ka dalë të rikthehet falë besimit të njerëzve. I hoqën vulën e arrestuan dhe nisi fushatën nga arresti. Kur liderit i heq instrumentet më normale politike, kë kapërcyer kufijtë e politikës. Kur në këto kushte ai merr besimin e mbi 500 mijë shqiptarëve ai hyn në një territor tjetër, në atë të simbolikës, që nuk funksionon më me logjikën e establishmentit”, tha ajo.

1 Komente

  1. Z
    Zoto Kanina

    O brekushe e çjerrë! Nuk mund të quhesh demokratike me të njëjtin lider mbas 35 viteve...

    Lini një Përgjigje