Nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit për referendumin e konfirmimit të Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Por elementi që vijon të mbahet sekret nga kupola drejtuese e PD-së është numri i anëtarëve të kësaj partie.
Duket se pas Berishës që nuk ka pranuar të flasë për numrin e anëtarëve, duke iu shmangur edhe pyetjeve të drejtpërdrejta, e njëjta skemë po përdoret edhe nga deputetët dhe funksionarët e kësaj partie.
Enno Bozdo, deputet i PD-së, u pyet nga gazetarët për numrin e anëtarësisë, por u largua pa dhënë një shifër.
“Ftoj demokratët të dalin me votën e lirë dhe të shfaqin vullnetin e tyre”, tha Bozdo, duke shtuar “numri i anëtarëve dihet”. Por ka dyshime se as deputeti i PD-së nuk e di numrin e anëtarëve, pasi ai nuk ka qenë i përfshirë me grupin e punës të angazhuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit.
Gjithashtu ai ripërsëriti qëndrimin zyrtar të PD-së se në garë nuk mund të përfshihen kandidatë që nuk plotësojnë kriteret. “Më mirë të kemi një proces politikisht i vlefshëm sesa një garë me kandidatë që janë aty thjesht për të plotësuar numrin; kjo do ishte thjesht një farsë. Kjo është mënyra më e mirë; votimi i fshehtë po zhvillohet normalisht në çdo degë”, tha Bozdo.
Sot kryetari i partise pas votimit do hape kutite e do habitet qe eshte zgjedhur perseri kryetar. Urra! Sonte zjarrfiksat te jene ne gadishmeri se mund te digjet Tirana nga fishekzjarret e fitores.