TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 08:48

Demokratët nisin votimin për kreun e PD, hapen kutitë edhe në Elbasan, Korçë dhe Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Demokratët nisin votimin për kreun e PD, hapen kutitë edhe

Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Qendrat e votimit janë hapur në disa qarqe të vendit, përfshirë Elbasanin, Korçën, Shkodrën dhe Tiranën, ndërsa demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit deri në orën 18:00.

Në garë për drejtimin e PD-së është vetëm Sali Berisha. Sipas strukturave lokale të partisë, procesi deri tani ka vijuar normalisht dhe nuk janë raportuar incidente apo problematika.

Në qarkun e Elbasanit votimi zhvillohet në të shtatë bashkitë. Në degën e PD-së në Elbasan pritet të votojnë rreth 1115 anëtarë, ndërsa në Gramsh janë regjistruar 784 anëtarë me të drejtë vote. Në Peqin numri i votuesve arrin në rreth 500, ndërsa në Belsh janë 1073 anëtarë.

Edhe në qarkun e Korçës procesi ka nisur normalisht. Sipas të dhënave, janë rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote në Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll dhe Kolonjë. Në degën e Korçës votojnë gjithashtu edhe anëtarët e bashkisë Pustec.

Deri në orët e para të mëngjesit nuk është vërejtur fluks i lartë votuesish, por eksponentë të PD-së shprehen se pjesëmarrja pritet të rritet gjatë ditës. Pas mbylljes së procesit në orën 18:00, pritet të nisë edhe numërimi i votave.

berisha gare kreu pd

Lini një Përgjigje