Anëtarësia e PD është thirrur sot në një referendum për rikonfirmimin e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Por ky nuk është procesi i vetëm zgjedhor në PD, ku Berisha pa asnjë rival pret formalisht që anëtarësia t’ia besojë drejtimin e partisë edhe për 4 vite.
E ndërsa Berisha për kreun e PD-së nuk lejoi asnjë prej kandidatëve që të hynin në garë, në një degë partie, si ajo e Kavajës, do të mbahen zgjedhje me të paktën dy emra në fletën e votimit.
Arta Arkaxhiu dhe Rudin Hylviu garojnë mes tyre për drejtimin e degës së Kavajës, ndërsa anëtarët e PD në këtë qytet do të votojnë edhe për referendumin e konfirmimit të Berishës.
Zgjedhjet për degën e Kavajës do të mbahen në kinoteatrin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa procesi ka nisur në orën 08:00 dhe mbyllet në 18:00.
Lini një Përgjigje