TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 09:59

Në fletën e votimit vetëm emri i Berishës, Tabaku: Nuk ka nevojë për koment

Shkruar nga Pamfleti

Në fletën e votimit vetëm emri i Berishës, Tabaku: Nuk ka

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë në të gjithë vendin, që prej orës 08:00.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka ushtruar votën e saj, ndërsa pas hedhjes së fletës në kuti bëri edhe një batutë lidhur me kohëzgjatjen e procesit të votimit, duke thënë “ishte shkurt”, në referencë të faktit se në garë ndodhet vetëm Sali Berisha.

“Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata. Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër, dhe nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment”, u shpreh Tabaku për gazetarët.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Me duket se keta Tabaket jane koketrashe sa nuk gjen me me sa i kam njohur. Popull, para se te votoni pse nuk i beni vetting qofte edhe me mend, si e ka sorrollopin, sa te mencur kane nxjerre, sa here jane martuar e ndare (cilesia me e larte morale e dinjiteti).

    Lini një Përgjigje