Fletët e votimit “tradhtojnë” Berishën në zgjedhjen për kryetarin e PD, demokratët hedhin emrin e Salianjit në garën pa rivalë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të PD-së, duke falënderuar demokratët që po shprehin qartë qëndrimin e tyre përmes votës dhe refuzimit të procesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet mirënjohës ndaj demokratëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët po dërgojnë mesazhe dhe foto nga qendrat e votimit për të treguar se Partia Demokratike “nuk është pronë personale”.
Ai thekson se reagime kanë ardhur nga degë të ndryshme të vendit, nga Shkodra deri në Korçë, Vlorë, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.
Salianji falënderon gjithashtu edhe demokratët që kanë zgjedhur të bojkotojnë procesin, të cilin e cilëson si “farsë” dhe “uzurpim të Partisë Demokratike për interesa personale”.
Sipas tij, kur “gara vritet” dhe “alternativa përjashtohet”, demokratët reagojnë me dinjitet ndaj imponimit dhe frikës.
Në fund të reagimit, Salianji shprehet se beteja për rikthimin e Partisë Demokratike tek anëtarët dhe qytetarët do të vazhdojë.
"Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!
Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.
Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet. Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!
Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.", shkruan Salianji.






Na bërë për të qeshur! Salianji nuk është anëtar i Partisë demokratike...Ai është Tradhtar ???? i idealeve demokratike dhe kombëtare...Një njeri që shpif dhe që dënohet në bazë të legjislacionit në fuqi.... kurrë nuk mund të kandidojë për një parti...ku ai nuk bën më pjesë!????P.S.Sikur edhe parti të re politike të krijojë Salianji,në bazë të legjislacionit kombëtar shqiptar për partitë politike,Salianji nuk mund të kandidojë sepse është mashtrues, gënjeshtar, imoral dhe : Tradhtar i Kombit Shqiptar ????????
Parti bolshevike! Si ne kohen e Stalinit! Pse keshtu shkohet be BE, me bolshevizma! Komb i pjerdhur! Gjithmone te fundit do jemi, se aq tru kemi! Durojeni ate palloshin e gjate edhe nja 3 mandate te tjera!
Moos moooore! Paskan dale nja 5 , 10, apo 100 qofte , qe paskan shkruar emrin e salijanit ?!! Epo e paske thy ne mes Saliun. E gezofsh kryetarllikun. Merr Mejremen Sekretare se edhe ajo siç u shpreh kur tallte menderen Rakipi me te , i kishte fut tmerrin Saliut. Urime te dy dhe kerkoni koalicionin me Pilincin apo si quhet ai “Kryeminidtri i hijeve”
Palloshin do ta shihni shumë shpejt...
A është e vërtetë që Salianji nuk kandidon dot për post publik për 5vite mqs ka bërë burg për shpifje? Nëse po, si mund të pretendojë të bëhet kryetar i PD? Ky nuk bëhet dot kryeministër se i'a ndalon ligji. A është e vërtetë që Salianji kur ishte në burg shkoi në klinikë private për të mbjellë flokët? Nëse po, pse? Flokët dhe "krehja" i kishin ngelur mangut? Një njeri që mendon për të ardhmen e PD, demokratëve dhe shqiptarëve, e bredh studio më studio për të dhënë mend, si mund të ketë mendjen te flokët kur është në burg? Duket si ajo shprehja: PD-ja "digjet" , Salianji "krihet"!
Po ca lidhje ka kryeministri me kryetarin e PD-se? PD nuk ka ambiecje per te ardhe ne pushtet, mire eshte Berisha aty ku eshte, mban demokratet urte dhe merr benefitet e veta si dhe garanton qe familja si preket. Kuptohet do ta shajne po ska problem, pjese e lojes.