TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 08:22

"Ti japim fund ndalimit të Fredi Belerit", Flamur Noka dhe Luçiano Boçi takojne deputetin grek

Shkruar nga Pamfleti

"Ti japim fund ndalimit të Fredi Belerit", Flamur Noka dhe

Deputeti i Janinës, Takis Theodorikakos është  takuar me dy  drejtuesit kryesorë  të  grupit të Berishës ku u diskutua për lirimin e Fredi Belerit.

Deputeti i Demokracisë së Re u takua me Flamur Nokën, ish-ministrin e Brendshëm dhe Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, me të cilët diskutuan për çështje të ndryshme që shqetësojnë dy vendet, si dhe Fredi Beleris, për të cilin u theksua edhe një herë se duhet t'i japë fund paraburgimit.

“Në Janinën mikpritëse jam takuar sot me miqtë e mi Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Diskutuam dhe shkëmbyem mendime për shumë çështje interesante dhe sigurisht për nevojën për t'i dhënë fund paraburgimit të bashkatdhetarit tonë, kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleris", ka shkruar Takis Theodorikakos në rrjetet sociale.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Ky i fundit nuk është paraqitur në seanca, por ka kërkuar që procesi të vijojë në praninë e avokatit të tij.

fredi beleri

Lini një Përgjigje