Zelensky në orën 9:00 të mëngjesit të nesërm do të pritet në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama...
Zbardhet agjenda zyrtare e vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë. Nesër për herë të parë ai do të jetë në vendin tonë, pasi do të marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën.
Sipas agjendës zyrtare, Zelensky në orën 9:00 të mëngjesit të nesërm do të pritet në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.
Më pas do të firmosen disa marrveshje mes dy liderëve.
Në orën 11:00 do të bëhet pritja e delegacioneve në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet sesioni me dyer të mbyllura.
Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të jenë liderët e rajonit, Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhely si dhe përfaqësues të Europës juglindore.
Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat mes Ramës dhe Zelenskyt.
Agjenda zyrtare e takimeve
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
11.30- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Lini një Përgjigje