TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2024, 19:59

Mediu i ‘kthen kurrizin’ Rithemelimit për Reformën Zgjedhore: Rëndësi ka konsensusi, edhe me Alibeajn bashkëkryetar

Shkruar nga Pamfleti

Mediu i ‘kthen kurrizin’ Rithemelimit për Reformën

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, ka kritikuar deputetët demokratë mbështetës të Sali Berishës për kaosin që kanë krijuar në Parlament së fundmi.

Mediu tha se veprime të tilla nuk sjellin produktivitet dhe tashmë janë kthyer në rutinë.

“Opozita duhet të ndërtojë një aksion parlamentar për të krijuar një raport me qytetarët jo me qeverinë. Çdo veprim që kthehet në rutinë nga ana e opozitës kthehet në kundërproduktiv”, tha Mediu.

Lidhur me Reformën Zgjedhore dhe me funksionimin e komisionit, Mediu tha se rëndësi ka konsensusi.

Sipas tij nuk ka rëndësi edhe nëse bashkëkryetar është Enkelejd Alibeaj, për sa kohë që kërkesat e opozitës do të përmbushen.

“Nuk duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar por është e rëndësishme të ketë konsensus për thelbin. Për listat e hapura, duhet ta kthejmë në kushtetutshmëri parlamentin. Qytetarët janë shumë më të mençur sesa politikanët. Për të vazhduar më tej me votimin elektronik, nuk ka asnjë kosto që nuk ia vlen të mbulohet për të pasur zgjedhje të ndershme”, theksoi Mediu në një intervistë për Report Tv.

fatmir mediu reforma zgjedhore sali berisha

Lini një Përgjigje