
Ish-kryeministri Sali Berisha, para qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ka folur për mundësinë e krijimit të qeverisë teknike.
Berisha ka thënë se ajo është një detyrim absolut në mënyrë që shqiptarëve t’u sigurohet e vota e lirë.
Ai risolli në vëmendje protestën e 20 shkurtit duke thënë se ajo është vetëm një pikënisje për t’u përballur me armikun.
“Askund të vërtetat nuk thuhen si këtu nga ju, dhe unë ju përshëndes për këtë, sepse janë të vërtetat ato të cilat do të na frymëzojnë ne, do të shumëfishojmë fuqitë tona.
Janë të vërtetat ato të cilat do të bëjnë të mundur të grisin këtë vello të zezë të propagandës së Edi Ramës.
Të gjitha mediat e tij censurojë parlamentin e fjalës së lirë.
Të gjitha mediat e tij deformojnë mesazhet e parlamentit të shpresës.
Detyra jonë është si misionarë ti përcjellë ato në çdo derë, zemër dhe mendje tek shqiptarët.
Miqtë e mi!
Edhe para disa ditësh theksova dhe sot prapë do të them, 20 shkurtin të mos e konsiderojmë si arritje, por si pikënisje për tu përballur me një armik të egër të votës tonë.
Ne jemi njerëz të të vërtetës. Ne e dimë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por e dimë se votën nuk do ta japim kurrë, nuk e dorëzojmë.
Ndaj dhe qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë”, ka thënë Berisha.
Lini një Përgjigje