Presidenti Zelensky mbërrin në aeroportin "Nënë Tereza"...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prekur tokën shqiptare. Rreth orës 23.00 avioni i tij "Airbus A320" u ul në aeroportin e Rinasit. Zelensky gjatë ditës ishte në Arabi, ndërsa më pas u nis drejt vendit tonë, teksa nesër do të marrë pjesë në Samitin që do të mbahet për Ukrainën.
Zelensky u prit nën masa të rrepta sigurie. Ai që shkoi për ta pritur ishte ministri i Jashtëm, Igli Hasani i shoqëruar nga ambasadori ukrainas dhe ministrja Spiropali.
Me dhjetra forca policie blinduan Aeroportin e Rinasit, teksa më pas eskorta ju drejtua hotelit ku do të qëndrojë presidenti ukrainas.
Sa i takon takimeve të nesërme, Zelensky në orën 9:00 të mëngjesit do të jetë në Kryeminstri dhe do pritet nga kryeministri Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.
Më pas do të firmosen disa marrveshje mes dy liderëve.
Në orën 11:00 do të bëhet pritja e delegacioneve në Pallatin e Kongreseve.
Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do jenë të gjithë liderët e rajonit, Komisioneri i BE-së për Zgjerim Varhely si dhe të gjithë liderët e Evropës juglindore.
Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat mes Ramës dhe Zelenskyt.
Lini një Përgjigje