TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2024, 21:42

Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku i ka SPAK 7 apartamente, 1 milionë euro pasuri të inceneratorit të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku i ka SPAK 7 apartamente, 1

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar disa dokumente që tregojnë pasuritë e kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi ka denoncuar 7 apartamente me një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë në një prej komplekseve në Tiranë.

Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku i ka SPAK 7 apartamente, 1

“Në inceneratorin e Tiranës deri tani janë paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Unë do të publikoj sot për herë të parë, një nga kontratat e nënshkruara mes inceneratorit të Tiranës dhe Klodian Zotos, një kontratë të firmosur në 20 korrik të vitit 2021 mes administratores së kompanisë ITS që është Denisa Tollkuçi dhe kompanisë së ndërtimit ‘Llanaj ndërtim’.

Në thelb kjo kontratë ka që kjo kompani do të lejohet të depozitojë 85 mijë ton dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metër katror ndërtim, apo apartamente për inceneratorin e Tiranës, kompaninë ITS.

Kjo kompani nuk ka paguar dherat, por me një kontratë kleringu prej 500 metrash katrorë sipërfaqe banimi.

Bëhet fjalë për këto apartamente”, ka thënë Këlliçi në Syri Tv.

Sipas tij vlera e tyre është 1 milionë euro, ndërsa Këlliçi ka ftuar edhe SPAK që të marrë dokumentet.

Ai ka thënë edhe se do të vijojë të publikojë kontrata të ngjashme për prona të tjera.

spak belind kellici

Lini një Përgjigje