TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 21:50

Në pritje të Zelenskyt, policia blindon Rinasin; dhjetra forca policore zbarkojnë në aeroport (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në pritje të Zelenskyt, policia blindon Rinasin; dhjetra forca

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet të zbresë sonte në Aeroportin e Rinasit.

Ai do të marrë pjesë në punimet e Samitit i organizuar për Ukrainën, që mbahet nesër në kryeqytet.

Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga strukturat shtetërore.


Tirana mirëpret për herë të parë një Samit më datë 28 shkurt, dedikuar tërësisht Ukrainës. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të pritet nesër në orën 09.00 nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë që do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të vijuar takimin kokë më kokë në kryeministri. Sipasa axhendës së publikuar, rreth orës 9:30 të dy delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10:00 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

zelensky

Lini një Përgjigje