TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 07:06

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky jep mesazhin e parë nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky jep mesazhin e
Volodymir Zelensky dhe minisitri Igli Hasani

Presidenti i Ukrainas, Volodymir Zelensky, ka mbërritur mbëmjen e së martës në Tiranë. 

Zelensky është pritur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në aeroportin e Rinasit sëbashku me ministren Spiropali.

Zelensky, vendi i të cilit ndodhet në luftë prej dy vitesh me Rusinë, zhvillon për herë të parë vizitën në Shqipëri, në kuadër të një samiti për Ukrainën.

Nga sheshbeteja në Ukrainë në tokën shqiptare, Zelenski mbërrin në Tiranë
Ai ka postuar mesazhin e parë nga Shqipëria ku shkruan:

"Më vjen mirë që u takova me Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë IgliHasani!

Ne do të diskutojmë çështjen e Krimesë, #Kosovës dhe mbështetjen për Ukrainën. #Shqipëria është një vend i pasur, ndaj shpresoj në pjesëmarrjen e saj financiare në forcimin e demokracisë dhe lirisë!"

Sot do të mbahet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë teksa fillimisht parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës.

Më pas do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp.

Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm rus dhe krimet që ka sjellë ai.

Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç vendi të cilit është përfshirë në mitingje pro-ruse. Pjesëmarrja e mundshme e Vuçiç nuk do të mirëpritet nga Moska të cilës Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksioneve siç ka kërkuar BE-ja.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ky Samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina. Presidenti Turqisë Rexhep Tayip Erdogan do t’i bashkohet samitit përmes një video-mesazhi nga Ankaraja.

Lini një Përgjigje