TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 08:00

Zelensky për herë të parë në Tiranë, 8 liderë të rajonit marrin pjesë në samit; kryeqyteti në shtetrrethim

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky për herë të parë në Tiranë, 8 liderë

Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë samiti Ukrainë-Europa juglindore, ku i pranishëm është edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Vizita e Presidentit Zelensky shoqërohet nga një agjendë e ngjeshur.

Takimet nisin me pritjen zyrtare të kryeministrit Rama në orë 09:00, e shoqëruar më pas nga një takim kokë më kokë mes udhëheqësve në kryeministri.

Më 09:30 bëhet një takim bilateral mes dy delegacioneve, firmosjen e marrëveshjeve më 10:10 dhe më pas palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë konfirmuar se do t'i bashkohen punimeve të Samitit. Po ashtu pjesë e samitit do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një video-mesazhi.

I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Axhenda

Sipas agjendës zyrtare të shpërndarë nga Kryeministria në orën 09:00, Presidenti Zelenskyy do të mirëpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Më pas Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

Në 9:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Ndërsa në orën 10:10  do të bëhet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Më pas në orën 11 do të jetë mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve.

Në 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Në orën 13:00 do të bëhet Foto Familjare.

Ndërsa në 13:30 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Masa të rrepta sigurie në Tiranë gjatë samitit

Policia e Shtetit ka njoftuar për masa të rrepta sigurie dhe bllokim të rrugëve. Në terren do të jenë të angazhuar rreth 1.500 forca policie përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA. Po ashtu në terren do të zbresin grupet anti-eksploziv, të cilët do të vëzhgojnë rrugët kryesore dhe do të kenë në mbikëqyrje të gjithë perimetrin e sigurisë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e Samitit, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane të kryeqytetit, që përkojnë me zonat ku do të zhvillohen takimet.

Masat e rrepta do të vijojnë edhe gjatë ditës së dytë të Samitit të Paqes, që do të mbahet të enjten, më 29 shkurt. Në fokus të tij do të jetë Plani i Rritjes dhe i Konvergjencës.

zelensky tiranë

Lini një Përgjigje