Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë seancës së sotme në Kuvend ka paralajmëroi rishikim të Kodi Penal i Shqipërisë, pas aksidentit tragjik në Durrës, duke theksuar se ndëshkimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për raste të tilla të rënda.
Ballaq theksoi se përgjigja institucionale duhet të jetë e menjëhershme, sapo të krijohen mundësitë për ndryshime ligjore
Po ashtu i thirrje Policisë së Shtetit për një analizë më të thelluar të rasteve të shkeljeve në qarkullim.
“Të fortët e lagjeve duhet të bëhen shembull dhe as të kenë fare patentë. Këta duhen bërë shembull nga policia në çdo komunitet”, tha ai.
Balla në Kuvend: Duke e mbështetur nevojën për të reflektuar të gjithë, pa asnjë dallim, socialistë, demokratikë, të majtë, të djathtë. Shembulli që tha Braçe është kuptimplotë, nëse ne si Kuvend do mjaftohemi vetëm me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetbësimit të tepëruar. Por z.Manja më shpjegoi edhe raste të tjera në Gjermani dhe vende të tjera. Kështu që mendoj kolegë përgjigjia jonë duhet të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësi të ndryshojmë Kodin. Të fortët e lagjeve duhen bërë shembull të gjithë, duhen kontrolluar mëngjes, drekë, darkë, dhe s’kanë pse të kenë fare patentë. Të fortët e lagjeve duhen bërë shembull nga Policia e Shtetit në komunitet.
Lini një Përgjigje