Humbja e dy fëmijëve ndezi jo vetëm dhimbje, por edhe pakënaqësinë e grumbulluar ndaj një shteti që qytetarët e shohin si mbrojtës të të fortëve dhe të padrejtësisë...
Ngjarja tragjike e Durrësit ka sjellë një zemërim të madh, jo vetëm për dhimbjen e rëndë dhe humbjen e tmerrshme të dy të miturve që ishin duke luajtur.
Siç u pa edhe nga reagimi i qytetarëve të zonës ku ndodhi tragjedia, nuk kishim të bënim thjesht me frustrim, por me një zemërim real, ku ngjarja shërbeu si detonator i një pakënaqësie të grumbulluar.
Situata ngjante me atë që ndodhi pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic në Tiranë, në vitin 2020. Edhe ajo ngjarje shkaktoi zemërim të madh, por përdorimi politik sikur ia zbehu legjitimitetin reagimit popullor.
Në atë kohë, Edi Rama shkoi vetë në familjen e Klodian Rashës për ngushëllim. Këtë herë dërgoi Albana Koçiun dhe kryebashkiaken e Durrësit.
Rasti i fundit është padyshim një incident i rëndë, ku një person i çekuilibruar kreu një krim që trondit çdo ndërgjegje. Por, siç ka thënë Migjeni i madh, mjerimi nuk ka nevojë për mëshirë, ai do drejtësi.
Dhe pikërisht këtu nis problemi me ankthin që e kaplon Edi Ramën sa herë ndodhin ngjarje të rënda e tragjike. Sepse ai drejton një shtet dhe një qeveri që mbjell padrejtësi, favorizon dhe ushqen jo të paushqyerit, por të pangopurit, promovon njerëz me rekorde problematike dhe pasuron ata që mbajnë mbi vete hije të rënda penale.
Ngjarje të tilla mund të sjellin efekt domino. Njerëzit mund të braktisin arsyet që pushtetarët ua vendosin përpara për t’i mbajtur në llogari të ftohta politike dhe mund të përmbysin vazon kallp të “argumenteve” të pushtetit.
Ata duan drejtësi. Duan një shtet që nuk mbron vrasësit, që nuk përkrah përdhunuesit, që nuk çon në parlament dhe administratë hajdutë të certifikuar. Duan një shtet që punëson njerëz të ndershëm, që punojnë dhe jetojnë pa shkelur së paku asnjë nga “Dhjetë Urdhëresat e Moisiut”.
Edi Rama reagoi dje nga Jerevani me dy postime krejt pa lidhje, që tregonin se i frikësohet shumë një rebelimi të madh, ku njerëzit për një çast mund të lënë mënjanë hallet e përditshme dhe të kërkojnë rrëzimin e “Bastijës” së këtij pushteti.
Ata mund të kërkojnë një sistem të ri, pa këtë padrejtësi horrash, të fortësh dhe të dehurish që bëjnë ligjin në çdo lagje, çdo qytet, çdo ent publik dhe çdo institucion.
Edi Rama e di se në këtë flluskë korruptive që ka prodhuar në shtet, në shoqëri dhe në çdo cep të vendit, do të vijë një ditë kur njerëzit do të kërkojnë rrëzimin e “Kullës së Babilonit”, ku shtrihet faraoni ynë bashkë me njerëzit e tij të frikshëm, të dhunshëm dhe të pashpirt.
Në realitet, duket se nuk ka më rrugë tjetër përveç përmbysjes së kësaj “Kulle të Babilonit”, që mbi gërmadhat e saj të ngrihet një rend i ri, më i drejtë dhe më njerëzor. Duket se nuk ka rrugë tjetër./Pamfleti
Kush kapet i pirë duke drejtuar automjetin i hiqet automatikisht patenta për një vit. Automjeti sekuestrohet për një vit pamvarësisht se kush e ka në pronësi. Mos t'ja jap në poërdorim një pijaneci.Shkelësi i ligjit (pijaneci) të penalizohet për vrasje e ngelur në tentativë. Kompetencat por dhe përgjegjësitë ti ushtrojnë edhe policia e shtetit, policia rrugore dhe policia bashkiake. Në të gjitha qëndrat resorte, hotele që organizojnë evente si fejesa dhe dasma, ku pija 'derdhet lumë' të lejohet vajtja dhe kthimi i pronotusve vetëm me taksi ose autobus. Pronari i resortit të mbaj përgjegjësi ligjore. Bëni ndryshimet ligjore me proçedurë të përshpejtuar. Ashtu sikurse veproni kur ju intereson.
Shteti shqiptar eshte pasqyre e pamjes se jashtme dhe sjelljeve te kryeministrit aktual! Shiko kryeministrin si paraqitet neper evente nderkombetare shiko dhe situaten brenda vendit!!! Alabake, gangstere, hajdute, prodtitucion.....
Skizofrenise dhe arogances po i vjen fundi.
Burr i poshter
Politika dhe politikanët e të gjitha krahëve,pa përjashtim e deri në kuvend janë mbjellësit e e strukturuesit e frymës së krimit në Shqipëri dhe në të njejtën kohë leshojne lot krokodili
Ky popull nuk ngrihet të protestojë kurrë,për asnjë arsye në botë
durresi me keq se cdo qytet tjeter,,,,ku te fortet bejne ligjin,,,,,,ku prokuroria dhe gjykata eshte ne dore te banditeve,,ata bejne cte duan ne durres,,,,korrupsioni ne cdo fushe,,,, ne ujsjelles,,,, ne oshe,,,,, ne plazhe,,,,, vidhet vete shteti,,,, vidhen qytetaret me paturpesi,,,,,durresi jo eshte permiresuar por eshte perkeqesuar,,,,,duke veshtiresuar jeten e qytetareve te ndershem,,,,,ku jane deputetet? qe moren votat,,,,,apo shikojne se si te gjejne ndonje cope toke per pallat per tu pasuruar,,,,,cdo pallat qe ngrihet ka nje emer,,,,te lidhur me pushtetin ,,,,,TURP ,,,,