TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 14:22

Gazment Bardhi thirrje për protestë: Situatë alarmante, çmimet e larta dhe pagat e ulëta!

Shkruar nga Pamfleti
Gazment Bardhi thirrje për protestë: Situatë alarmante,
Gament Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 8 majit, duke e lidhur atë me kërkesën për përmirësim të kushteve ekonomike dhe qeverisje më efektive.

Ai vlerëson se Shqipëria ka mbetur pas vendeve të rajonit për rritjen e pagave gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave që ai referon, edhe gjatë vitit 2025 paga mesatare mujore bruto në vend arrin rreth 860 euro, ndërsa në shtetet fqinje niveli është dukshëm më i lartë.

Bardhi rendit se në Serbi paga mesatare është rreth 1290 euro, në Bosnjë-Hercegovinë 1245 euro, në Mal të Zi 1206 euro dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 1100 euro. Ai thekson se diferenca varion nga 30 deri në 50 për qind në disfavor të Shqipërisë.

Në reagimin e tij, ai ndalet edhe te kostoja e jetesës, duke theksuar se çmimet për ushqimet dhe produktet bazë mbeten të larta krahasuar me rajonin, ndërsa të ardhurat janë ndër më të ulëtat. Sipas tij, kjo situatë ka shtuar rastet kur qytetarët udhëtojnë jashtë vendit për të blerë më lirë produkte dhe karburant.

Bardhi e konsideron ekonominë si faktor kyç për kërkesën për ndryshim politik dhe akuzon qeverinë për mungesë përgjegjshmërie dhe korrupsion. Ai u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar, duke e lidhur atë me kërkesën për përmirësim të kushteve ekonomike dhe qeverisje më efektive.

"Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave.

Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit në Serbi (1290 euro), Bosnjë-Hercegovinë (1245 euro), Mal të Zi (1206 euro), Maqedoninë e Veriut (1100 euro), e ishte 30-50% më e lartë sesa në Shqipëri (860 euro).

Qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta. Kjo po nxit jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera jetike.

Ekonomia është kryearsyeja pse shqiptarët duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

Në 8 Maj, të gjithë bashkë, në protestë kombëtare, për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të pa korruptuar, që garanton më shumë mirëqenie, një ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe çmime më të ulta", shprehet Bardhi. 

gazment bardhi protesta e 8 majit

Lini një Përgjigje