TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 12:17

Tragjedia në Durrës, kujtohet zv.kryeministrja Koçiu: Do merren masa

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Durrës, kujtohet zv.kryeministrja Koçiu: Do merren
Tragjedia në Durrës

Në Durrës, dy familje po përjetojnë ditët më të rënda të jetës së tyre. Dy fëmijë humbën jetën në një aksident tragjik në lagjen nr. 15, pasi një drejtues i dehur dhe me shpejtësi tej normave, duke kthyer një rrugë lagjeje në skenë tragjedie.

Ndërsa qyteti është ende i tronditur, politika nuk ka humbur kohë të “shfaqet” në dyert e mortit.

Zv.kryeministrja, Albania Koçiu, dhe më pas nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, kanë vizituar familjet, duke bërë homazhe dhe duke dhënë deklarata të shkurtra për media.

“Le të respektojmë dhimbjen sot, patjetër të gjitha masat do merren”, tha Koçiu në një deklaratë për mediat, një fjali që në vetvete është e drejtë, por që në kontekstin e ngjarjes ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje se kur do të merren këto masa.

Shoferi Nikoll Radaçi, i cili dje përplasi për vdekje me makinë 2 të mitur dhe plagosi rëndë 1 tjetër, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës pwrtejkalim shpejtësie, ndërsa është sanksionuar edhe më parë për parakalim të gabuar.

Pas aksidentit tepër të rëndë, u pezullua nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa, si dhe dy zyrtarë të tjerë, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo.  

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

 

 

tragjedia në durrës zv.kryeministrja koçiu

2 Komente

  1. T
    Tiranë

    Vite me pare ne Durrës me ka goditur nje makin, e ngiste nje i duhur. Ai u mbajt nje nate ne burg. Mirpo, pas 6 muajve u interesova se cfare po behet me lenden time. Dhe policia e Durrësit me refuzonte informimin. Pas insistimeve te mëdha, arrijta te kem qasje ke dosje, dhe pame se policia e Durrësit ka fshirë gjitha faktet duke e lene dosjen te zbrazet. Cfare policia kriminale eshte kjo e Durrësit. Te gjithe kriminela jane. Polici kriminale!

    1. A
      Aleksander

      Kociu shume e afte per....perralla,,puna me e madhe qe ka bere deri tani ishte te bllokonte monopatinat nderkohe qe kriminelet bredhin me mercedes,,nderkohe qe shteti nuk ka kontroll mbi territorin dhe femijet nuk kane ku te luajne,,kafshe e kafshe

      Lini një Përgjigje