TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 11:38

Berisha merr ‘mbështetje’ nga burgu 313, kreu i PD: Të drejtat e të paraburgosurve po shkelen

Shkruar nga Pamfleti
Berisha merr ‘mbështetje’ nga burgu 313, kreu i PD: Të
Sali Berisha

Gjatë komunikimit që pati me mediat nga ambientet e jashtme të SPAK, kreu demokrat Sali Berisha është përshëndetur në distancë edhe nga një grup personash që ndodhen të paraburgosur te 313-ta.

Berisha tha se këta qytetarë e përshëndesin sepse po u shkelen të drejtat në paraburgim. Dhe për këtë situatë ai fajësoi Kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, sot bën të habiturin.

“Pilati që e krijoi këtë situatë, Edi Rama, rri dhe i kritikon thotë: po si ka mundësi, thotë, të mbushen burgjet me të paraburgosur. Po të paraburgosurit i mbushe ti, sepse i mbushe ti të paraburgosurit, sepse bëre, e solle në atë mënyrë sa një gjykatës, një gjykatësi të vonojë 1300 ditë vendimin për ta zbardhur. Dhe tani bile po i bëjnë me inteligjencë artificiale”, u shpreh Berisha.

Ju përshëndesin nga burgu 313...

Sali Berisha: Një përshëndetje të përzemërt. Po, qytetarë janë ata, kanë të drejtat e tyre ata. Atyre u shkelmohen të drejtat. Pra, urdhëro. Pse përshëndesin ata? Sepse vendimi, sepse gjykatësi, a e dini si bën? E kapin këtu, e gjejnë me një, me 2 gramë kanabis, e plasin aty, i japin vendimin, e plasin 100 ditë, 200 ditë, nuk zbardhet vendimi dhe ai mbetet në paraburgim aty. Dhe tani dëgjo, Pilati që e krijoi këtë situatë, Edi Rama, rri dhe i kritikon thotë: po si ka mundësi, thotë, të mbushen burgjet me të paraburgosur. Po të paraburgosurit i mbushe ti, sepse i mbushe ti të paraburgosurit, sepse bëre, e solle në atë mënyrë sa një gjykatës, një gjykatësi të vonojë 1300 ditë vendimin për ta zbardhur. Dhe tani bile po i bëjnë me inteligjencë artificiale.

Ju jeni në të drejtën tuaj si politikan, z. Berisha, të bëni debate dhe me pronarët e mediave. Më ler ta mbaroj deri në fund fjalinë, po duhet të më lësh ta mbaroj që ta kuptosh. Por unë mendoj që beteja juaj kryesore duhet të jetë me Edi Ramën dhe atë që e konsideroni si regjim, apo jo?

Sali Berisha: Ka njeri që e ka qëlluar me aq ashpër regjimin e Edi Ramës sa unë? Asnjëri! Por, armët, jo absolutisht. Mirë, gjeje. Asnjëri! Në mënyrë të përditshme. Dhe jo vetëm këtu, por në mbarë botën. Por, armët e tij, gjuha e Edi Ramës, është transmetuar, është shndërruar në procesin e korruptimit të gjuhës shqipe.

Ju lutem, korruptimi i gjuhës është akti më i rëndë që mund të ekzistojë. Urdhëro pra, merr fjalën: reforma për drejtësi. Reforma për drejtësi dhe qytetarët thonë: a, sa aty... Reforma për drejtësinë që i la pa drejtësi. Këtë duhet, nuk ua thonë mediat këtë. Nuk ua thonë që dosja pret 15 vite për t'u gjykuar. Nuk ua thonë se gjykatësi ka 1000 vendime të pazbardhura dhe qytetarët janë në burg. Këto, nuk u thuhen. Ndaj dhe unë do, e kam mision këtë.

Unë, vazhdoj me misionin tim. Nuk lëkundem unë. Një gjë që unë e kam mision, e kam mision dhe siç luftoj mafien më të rrezikshme shtetërore tëEdi Ramës, do luftoj dhe mafien e fjalës së lirë. E di ç'thotë Konfuci? Konfuci thotë: Kur fjalët humbasin kuptimin, qytetarët kanë humbur lirinë. Dhe këtë, mos e harroni kurrë!

1 Komente

  1. M
    Mona

    More sale po pusho njiher se tana keto marifete jan dhurat nga ju. Beju burr e lesho rrug

    Lini një Përgjigje