TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2026, 07:30

Salianji akuza të forta Sali Berishës: Rama e mban me para, bashkëpunon me kriminelë

Shkruar nga Pamfleti
Salianji akuza të forta Sali Berishës: Rama e mban me para,
Salianji akuza të forta Sali Berishës

Ish-deputeti Ervin Salianji i përjashtuar nga gara për kreun e PD më 23 maj. ka ngritur akuza të rënda ndaj kreut të partisë Sali Berisha.

Salianji e akuzon Berishën se ka lidhje me krimin dhe që i përdor për influencat e tij politike.

“Ka probleme më të mëdha Sali Berisha me drejtësinë. Me këtë drejtësi, se për gjykatat ndërkombëtare, e kam nxjerrë sot vendimin e gjykatës britanike, që qartësisht në vendim e shpreh që Sali Berisha është i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe që i përdor këto grupe për influencën e vet politike, pra edhe këtë le ta vendosnin, por nuk e pengon as ligji, as statuti i partisë që të kandidosh në parti politike me këtë dënim.”, tha Salianji.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama i siguron Berishës përfitime si para, leje dhe koncesione, ndërsa shtoi se kreu i opozitës është i ekspozuar ndaj presioneve për shkak të dosjeve që mund të ketë ndaj tij.

“Realisht ne jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. Se thoshte sot, për shembull, që Lul Bravën e mbante Edi Rama peng me disa dosje. Po ky ka 100 dosje, po të jetë për atë punë, i ka dosjet kapicë. Sot Sali Berisha është i kapur nga Edi Rama”, tha Salianji për Tv Klan.

Lidhur me garën për drejtimin e PD-së, Salianji e cilësoi procesin si jo politik, por administrativ, duke pretenduar se Berisha ka kontrolluar të gjithë mekanizmin e përzgjedhjes së kandidatëve. Sipas tij, janë përjashtuar emra të tjerë nga gara, janë caktuar listat dhe janë përdorur burimet financiare të partisë për aktivitete, duke e kthyer procesin në një formalitet ku kryetari aktual garon i vetëm.

“Unë do të kandidoj dhe e mund Sali Berishën. Dhe po e them prap. Me garë unë e mund. Këtu nuk jemi në një proces politik, jemi në një proces administrativ, ku Sali Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore, ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur, ashtu sikurse Kim Young Un, të jetë kandidat i vetëm. Rast unik në Europë ku një kryetar partie, sidomos në opozitë, kandidon i vetëm.”, deklaroi Salianji.

salianji akuza të forta sali berishës rama e mban me para

Lini një Përgjigje