Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Kreu i Shtetit shprehet se është thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Presidenti Begaj shkruan se, gjithashtu lutet për shpirtrat e dy të miturve që humbën jetën, duke u shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të tyre.
Ai ka uruar gjithashtu shërim të shpejtë për fëmijën e plagosur, i cili po merr trajtim në Spitalin e Traumës.
Në reagimin e tij, Begaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë rrugore dhe të kryejnë një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njëkohësisht, ai ka apeluar ndaj qytetarëve për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
"I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.
Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël. Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!", shkruan Presidenti Begaj.
Ik or guduf. Fole dhe ti.