TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2026, 14:53

“Pensionist politik i shpallur non grata”, Alesia Balliu reagon ndaj Berishës: Nuk ke as turp e as burrëri

Shkruar nga Pamfleti
“Pensionist politik i shpallur non grata”, Alesia Balliu reagon ndaj
Alesia Balliu dhe Sali Berisha

Alesia Balliu, e cila u skualifikua nga procesi i zgjedhjeve për kreun e PD-së, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e cilësuar Sali Berishën një pensionist politik që nuk ka as turp dhe as burrëri.

Balliu shkruan se Berisha vijon me sulmet dhe të pavërteta, ndërsa e konsideroi turin e takimeve të tij me demokratët si “turin e thashethemeve”

“Doktori i Enver Hoxhës ke qenë ti, Sali, jo ne!”, shprehet Alesia Balliu në një reagim të fundit.

Reagimi

Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne!

Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë.

Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.”

E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët.

 

balliu pd berisha

Lini një Përgjigje