TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2026, 13:49

Përplasjet në PD-në e Korçës, Salianji: Berisha ka bërë pakt me Ramën që t’ia fali këtë degë Niko Peleshit

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në PD-në e Korçës, Salianji: Berisha ka
Ish-deputeti, Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një video nga përplasjet mes votuesve gjatë procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.

Sipas tij, procesi është ndërprerë dy herë, pasi persona që nuk figuronin në listat zyrtare kanë tentuar të marrin pjesë në votim.

Në një reagim publik, Salianji akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha, se ka bërë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për t’ia “falur” degën e Partisë Demokratike në Korçë, Niko Peleshit.

Ai thekson se demokratët e Korçës nuk pranojnë ndërhyrje apo imponime nga persona të paidentifikuar, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.

“Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë!

Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.

Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren!”, shkruan Salianji.

salianji pd berisha rama korce

Lini një Përgjigje