TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2026, 12:58

“Koha e alibive ka mbaruar”, Salianji-Berishës: Je i damkosur nga Gjykatat britanike, i braktisur nga demokratët

Shkruar nga Pamfleti
“Koha e alibive ka mbaruar”, Salianji-Berishës: Je i damkosur
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ai shprehet se Berisha është një figurë e “damkosur”, ndërsa shton se kjo situatë po dëmton Partinë Demokratike dhe po pengon rikthimin e saj në pushtet.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të kreut të PD, Sali Berisha, duke publikuar vendimin e gjykatës britanike, ku sipas tij provohen lidhje të ish-kryeministrit me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në reagimin e tij, Salianji thekson se nuk bëhet fjalë për akuza politike apo propagandë, por për një fakt të dokumentuar nga institucione ndërkombëtare. Ai shprehet se Berisha është një figurë e “damkosur”, ndërsa shton se kjo situatë po dëmton Partinë Demokratike dhe po pengon rikthimin e saj në pushtet.

Ish deputeti shprehet se problemi kryesor i Partisë Demokratike nuk është përballja me kundërshtarët politikë, por situata e brendshme dhe, sipas tij, “pengmarrja” e saj nga e shkuara.

Salianji thekson më tej se PD ka nevojë për ndryshim dhe distancim nga figura që, sipas tij, pengojnë rikthimin e besimit dhe mbështetjes.

Ai ka publikuar gjithashtu disa dokumente, për të cilat pretendon se përmbajnë prova që e lidhin Berishën me korrupsionin.

“Sot nis publikimin e fakteve”, paralajmëron ai.

Më tej, ai shprehet se kreu i PD-së është sot i “refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët”, duke e cilësuar këtë si një nga arsyet pse, sipas tij, Berisha shmang garën brenda partisë.

Kujtojmë se reagimi i Salianjit vjen pasi më herët gjatë ditës, Berisha e sulmoi publikisht, duke deklaruar se Salianji ka ngrënë “dreka e darka me njerëzit që unë sulmoja më shumë”, duke iu referuar Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe Ergys Agasit.

Postimi i plotë i Salianjit:

Sali “kolltuku” i damkosur, jo i akuzuar kot!
Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.
Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.
Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.
Ky është fakt. Jo propagandë.
Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!
Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.
Një lider i braktisur nga demokratët.
Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.
Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!
I njëjti model, i njëjti mentalitet
Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:
e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.
Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:
* i njëjti ekip
* të njëjtat vese
* e njëjta mënyrë përzgjedhjeje deputetësh
* e njëjta “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën
Ka vetëm një ndryshim:
Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët.
Prandaj nuk bën garë.
Prandaj ka uzurpuar PD-në si frikacak.
Sepse gara e nxjerr zbuluar dhe humb privilegjet dhe paratë per te cilat shet shpirtin!
Sot nis publikimin e fakteve.
Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:
Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.
E vërteta e hidhur;
Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore,
ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Kjo është drama reale e Partisë Demokratike:
jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara
Koha e alibive ka mbaruar.
Ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar,
ose mbetet peng i saj.

salianji berishes i damkosur nga gjykata britanike

1 Komente

  1. T
    Tironci

    Bravo Salianj. Keshtu i do ky bastard pergjigjet se you vetem e keni toleruar deri tani. Ky perbindesh eshte hajdut i paskrupullt, i korruptuar deri ne palce por mbi te gjitha eshte nje kriminel ordiner me gjithe ate familje te cthurur qe ka. Te gjithe jane non grata dhe kjo duhet artikuluar cdo dite deri sa ky monster te zhduket e ne te mos e degjojme me.

    Lini një Përgjigje