TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2026, 10:43

Komuniteti Politik Europian, Rama niset drejt Armenisë; në Samit merr pjesë edhe Kanadaja

Shkruar nga Pamfleti
Komuniteti Politik Europian, Rama niset drejt Armenisë; në Samit merr
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e rradhës së Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillojë punimet në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan.

Kjo u bë e ditur nga Rama, gjatë podcastit javor, ndërsa ai do të udhëtojë nga Berlini drejt Yerevanit, për të marrë pjesë në punimet e Samitit, që do të zhvillohet në datat 4-5 maj.

Ky takim i 8-të do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Yerevan të Armenisë, nën moton "Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë".

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë. Në Samit pritet të jenë të pranishëm 48 krerë shtetesh dhe qeverish, ndërsa për herë të parë do të jetë e pranishme edhe Kanadaja. Nga vendet jo anëtare të BE-së do të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja

Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026. Vitin e kaluar Samiti u mbajt në Shqipëri.

 

rama armeni komuniteti politik

1 Komente

  1. a
    allibaba

    Shikojeni, kur tu japi mend ky lideri global , pjesemarresve te takimit ne Armeni. Kuptohet, ata do tallin menderen, po kryehajduti shqiptar do ta beje punen e vet, do tu qepet pas by...e dhe do tu japi keshilla....

    Lini një Përgjigje