Shkolla “Demokracia”, të cilën e frekuentonin tre të miturit e aksidentit në Durrës pa reaguar për tragjedinë e ndodhur.
Shkolla i shpreh ngushëllimet familjarëve teksa thotë se "Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin".
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme.
Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve.
Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona! U prehshin në paqe”, shkruan shkolla “Demokracia”.
Pas aksidentit në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, Policia e Shtetit ka pezulluar nga puna drejtorin e Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa.
Po ashtu është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.
Lini një Përgjigje