TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 09:18

Aksidenti tragjik në Durrës, 8-vjeçari i plagosur jashtë rrezikut për jetën 

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Durrës, 8-vjeçari i plagosur jashtë
Spitali i Traumës

I mituri i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin me dy viktima në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 8-vjeçari ka kaluar fazën kritike, por vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për shkak të dëmtimeve të marra.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë, rreth orës 14:00, në zonën e ish-kënetës. Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy të mitur, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç.

Fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit. Policia e identifikoi dhe e shoqëroi më pas në komisariat, ku u vendos në pranga.

Verifikimet kanë treguar gjithashtu se drejtuesi është ndëshkuar edhe më parë për shkelje të qarkullimit rrugor, përfshirë parakalime të gabuara dhe tejkalim shpejtësie. 

 

aksidenit tragjik me 2 viktima ne durres

Lini një Përgjigje