TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 10:34

“I çoja në shkollë me furgon”, flet fqinji i dy të miturve që humbën jetën në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
“I çoja në shkollë me furgon”, flet fqinji i dy
Ngjarja në Durrës, flasin fqinjët

Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy të miturve në Durrës,  fqinji i familjeve të fëmijëve që humbën jetën njëkohësisht dhe shofer i furgonit që çonte në shkollë ka rrëfyer për mediat ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur me lot në sy se ndodhej në vendngjarje në momentin e aksidentit, duke thënë se shoferi i automjetit dyshohet se ka qenë i dehur dhe ka marrë përpara fëmijët. Ai shton se është fqinj me ta dhe se të miturit i dërgonte çdo ditë në shkollë me furgonin me të cilin punonte.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa tregon se në zonë ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në kohë.

“Njerin nga djemtë e nxorëm 10 veta pasi ngritëm makinën”, është shprehur ai me lot në sy, duke përshkruar momentet e rënda të ngjarjes.

Pas aksidentit të rëndë në Durrës ku dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, kryepolici Skënder Hita ka pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, duke e zëvendësuar përkohësisht në detyrë me Ervin Hodajn.

Gjithashtu për performancë të dobët, Hita ka pezulluar nga detyra edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

 

ngjarja në durrës flasin fqinjët

1 Komente

  1. H
    Hari

    Edhe cfare me keto pezullime?femijte I mbuloi balta dhe nuk do kthehen me,mjere ata dhe mjere prinderit e tyre qe ngelen pas me thike ne zemer!ishte kapur dhe I ishe pezulluar patenta per 1 muaj,PSE ja dhane perseri mbrapa?eshte problematik ne lagje dhe shteti I ktheu patenten perseri,te tille njerez nuk ndryshojne,kuptojeni kete!

    Lini një Përgjigje