Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka reaguar për kritikat e artikullit në median gjermane ku kryeministri shqptar dhe presidenti serb Vuçiç ku thuhej se vendet respektive do të pranonin të ishin anëtare të BE pa të drejtë vetoje.
Hoxha i ka dalë në mbrojtje Ramës para komisionit dhe tha se artikulli ishte veç një opinion që synon ta bëjë rrugën drejt BE më të prekshme.
Në Komisionin e Jashtëm teksa po raporton përballë deputetëve, Hoxha tha se kritikat për këtë artikull që është në dëm të Kosovës janë jo reale.
“Fakti që ky opinion, nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si tregues i ndonjë aleance apo si një projekt. Është veçse një artikull, as aleancë, as projekt. Vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve shpesh të thella dhe ne e dimë çfarë dallimesh ka Shqipëria me Serbinë, në mënyrë të veçantë për Kosovën ku pozicionet tona janë diametralisht të kundërta dhe të papajtueshme deri më sot, por kjo tregon që vendet edhe në situata të tilla janë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbshkët dhe integrimi europian është nga ato interesa madhore që kërkon dialog dhe pragmatizëm. Asgjë në atë artikull dhe asnjë aspekt i marrëdhënies së Shqipërisë me Serbinë nuk zbeh në asnjë mënyrë qëllimet e qarta dhe të palëkundura të Shqipërisë për Kosovën apo çështje të tjera rajonale ku kemi qëndrime të ndryshme”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje