Në Yerevan të Armenisë u mbajt Komuniteti Politik Europian, ku u bënë bashkë liderë të vendeve të BE-së, por edhe të Rajonit të Ballkanit, mes të cilëve edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit duket se nuk është përmbajtur, madje as kur është shkrepur foto familjare e Samitit, teksa shfaqet duke përqafuar ngrohtësisht “motër” Melonin.
I rreshtuar në rreshtin e parë, në krah të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rama duket se është ndjerë mirë kur pranë tij është ofruar Giorgia Meloni, Kryeministrja e Italisë, për të cilën kreu i qeverisë nuk ka nguruar asnjëherë ta respektojë duke shkelur edhe protokollet zyrtare.
Dhe në rastin e fundit, Rama nuk ka nguruar që pas batutave me Melonin, t’I dhurojë përqafimin e ngrohtë.
Në ndryshim nga herët e tjera, duket se Kryeministri nuk ka pasur kohën apo mundësinë për t’iu ulur në gjunjë homologes italiane, veprim që e ka bërë disa herë në formën e “respektit maksimal” ndaj saj.
A m'dashuri ti mu? Po. Edhe une te dashuri ty. Sa m'bohet qefi kur i shoh njerezit qe e dun njoni tjetrin fort fort.