Craxi si ekonomist vlerësohej në Itali, por për shkak të akuzave për korrupsion u detyrua të largohej nga vendi, të shkonte në Tunizi...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka aluduar se kryeministri Edi Rama ka filluar të kërkojë për vende të mundshme për tu strehuar.
Duke folur në Parlament, Berisha deklaroi se Rama mund të ndjekë të njëjtën rrugë si Bettino Craxi, ish-kryeministri i Italisë.
Craxi si ekonomist vlerësohej në Itali, por për shkak të akuzave për korrupsion u detyrua të largohej nga vendi, të shkonte në Tunizi dhe të linte amanet që varri i tij të shikonte nga Italia, por të mos e çonin kurrë në Itali nëse nuk e shpallnin të pafajshëm
"Kreu juaj mori në duar dosjen ‘Craxi’. Craxi është socialisti që ia mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Edhe këto vizitat e tij nëpër vendet e Gjirit druaj se kanë të njëjtin kuptim. Për çfarë i duhet dosja ‘Craxi’? E di që është në rreth të kuq nga shqiptarët. Është i pashpresë. Aktet e tij janë bërë të njohura në mbarë botën”, tha Berisha.
Benedetto “Bettino” Craxi ishte një nga politikanët më të rëndësishëm të Italisë në fund të shekullit XX. Ai shërbeu si kryeministër i Italisë në vitet 1983–1987, duke u bërë i pari socialist që drejtoi qeverinë italiane për një mandat të plotë. Si lider i Partisë Socialiste Italiane (PSI), Craxi luajti rol të madh në modernizimin e partisë dhe në forcimin e rolit të saj në politikën kombëtare.
Megjithatë, karriera e tij politike u trondit rëndë nga skandalet e korrupsionit në fillim të viteve ’90, të njohura si hetimet “Mani Pulite” (Duart e Pastra). Hetimet zbuluan një sistem të gjerë ryshfeti dhe financimi të paligjshëm të partive politike, ku edhe Craxi u akuzua si një nga figurat qendrore. Ai u përball me disa procese gjyqësore dhe u dënua për korrupsion dhe financim të paligjshëm.
Përballë dënimeve dhe presionit gjyqësor, Craxi u largua nga Italia në vitin 1994 dhe u vendos në Tunizi, në qytetin Hammamet. Autoritetet italiane kërkuan ekstradimin e tij, por ai nuk u kthye më në vend. Craxi e konsideronte veten viktimë të një ndjekjeje politike, ndërsa kritikët e shihnin si simbol të korrupsionit të klasës politike italiane të asaj kohe.
Ai jetoi në mërgim deri në vdekjen e tij në vitin 2000 në Tunizi, duke mbetur një figurë e debatueshme në historinë politike të Italisë.
Politikanët tanë lusin të kenë fatin e Kraksit të Italisë. Por lutjet e tyre nuk meren parasysh. Duhet që të bijen në një mëndje ,tre gjykatsit. Ndërkombëtarët(SPAK), populli' me referendum dhe GJKKO. Sejcili ka të drejtën e vetos.
si i botoni jashqitjet e nje sllavo-komunistti serb