TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 12:24

"Studentet e Mjeksisë të futen në sallë", opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

"Studentet e Mjeksisë të futen në sallë", opozita

Vijon me debate seanca plenare në Kuvend, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren. 

Deputetët e opozitës, pasi zhvilluan një takim me disa studentë të mjekësisë, që po protestojnë jashtë Kuvendit, kërkuan që këta të fundit të futen në sallë.

Deputetët e opozitës, të cilët bllokuan foltoren, të përfaqësuar nga Zheni Gjergji, bëri thirrje që fjala e studenteve të detyrohet.

Ajo tha se ata kanë kërkuar që të jenë pjesë e seancës parlamentare.  

“Kërkojnë të jenë pjesë e kësaj seance në parlament ku do të diskutohet e ardhmja e tyre dhe e sistemit tonë shëndetësor. Kanë nisur brenda kritereve një kërkesë drejtuar kryetares Lindita Nikolla, dhe ende deri sot nuk kanë marrë një përgjigje nga zonja Nikolla për të qenë pjesë e seancës”, tha Gjergji.

Deputetja kërkoi që të tërhiqet projektligji për studentët e mjekësisë.

“Ta dini, kur i dëgjoni, do ndiheni të vlerësuar që janë këtu. Janë të përgatitur që për pak ditë e kanë zbërthyer ligjin më mirë se ne bashkë. Tërhiqeni ligjin, konsultojeni, ka ende kohë. Pret koha. Sot e ardhmja e rinisë dhe studentëve nuk presin”, tha deputetja Gjergji.

Felaj: Garda ka ligjin e saj, që e keni votuar dhe ju. Garda nuk ka lidhje me politikën, por me detyrën e tyre.

opozita kuvend

Lini një Përgjigje