
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri Edi Rama. Sipas tij ai ndodhet në jug, pasi janë ndeshur te Bishti i Zhurit.
"Për në jug po udhëtonte kryehajduti. U ndeshëm te Bishti i Zhurit. Gruri ka mbetur pa shitur, karkaleci na ka mbytur. Një pyetje kam, se mos ka ikur pa brekë plazhi atje e po le nam?!", tha Korreshi.
Parlamenti sot po zhvillon seancën e fundit plenare ku në rendin e ditës janë parashikuar për diskutim dhe votim disa projektligje.
Ndër më të rëndësishmet janë projektligji për studentët e Mjekësisë dhe kanabisi për qëllime mjekësore.
Ndërkohë sipas projektligjit të propozuar nga mazhoranca, studentët e Mjekësisë pas përfundimit të studimeve do të duhet të punojnë në vend për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën. Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj. Një pjesë e studentëve e kundërshtojnë këtë nismë.
Edhe opozita e kundërshton si projektligjin për Mjekësinë, ashtu dhe atë për kanabisin mjekësor.
Një ditë më parë, Sali Berisha paralajmëroi se do të kërkojnë në Parlament që të zhvillojnë interpelancë me Kryeministrin për inceneratorët.
Lini një Përgjigje