
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama, që siç u shpreh ai duhet të vijë dhe të japë dorëheqjen para shqiptarëve për shkak të arratisjes së Arben Ahmetajt.
Berisha u shpreh se sot parlamenti mbyllet me faqe të zezë, sipas tij për shkak Ramës i cili mungon në interpelancën e kërkuar nga opozita.
“Ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkak të tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.
Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju s'keni tagër, do të flasin ministrat, jo ata nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen.
Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje