Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas shumë ditëve mungesë është bërë i gjallë dhe ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat.
Ai tha se bashkë me aleatin e saj, PD-në dhe forcat e tjera opozitare, do të vijojnë luftën kundër kleptokracisë, por nuk pati një deklaratë të qartë ku u pyet për protestestën e paralajmëruar nga Sali Berisha.
Teksa u pyet në lidhje me mundësinë e rikthimit të protestave në vjeshtë, Meta nuk tregoi detaje, apo data, ndërsa theksoi se Partia e Lirisë do të vijojë misionin e saj.
“Mendoj se opozita ka përshkallëzuar aksionin parlamentar dhe dua ta vlerësojë këtë fakt. Duhet të ketë sinkronizim të aksionit të opozitës në Kuvend, ashtu sikundër këto skandale kërkojnë të gjitha rrugët që opozita, qytetarët, të shprehin revoltën e tyre, pakënaqësinë e tyre dhe të mbrojnë taksat e tyre të ardhmen e tyre. Jemi në një bashkëpunim konstruktiv me PD në të gjitha nivelet dhe faktorët e opozitës. Rruga e PL-së është rrugë e pakthyeshme për përmirësimin e situatës në vend.”, tha Meta.
Lini një Përgjigje