Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen e inceneratorëve.
"Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.", tha Bardhi.
Bardhi gjithashtu kërkoi që kryeministri të përballet në seancë plenare.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares Nikolla që të ndërpresë seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama në Kuvend për të zhvilluar interpelancën.
"E kuptoni se sa qeshrakë jeni. Ne jemi këtu numërojmë njëri-tjetrin. Kur ju falsifikoni rezultatin e votimit, imagjononi lekëve të buxhetit të shtetit çfarë ju bëni ju. Ju gënjeni për çdo gjë dhe mendoni se do të bëni seancë normale. Votove procesverbalin e seancës së shkuar. Kur kërkuam prezencën e kryemafiozit tuaj, na thatë që të bëjmë interpelancë dhe mocion me debat. Ke 2 kërkesa të opozitës, një që është interpelancë urgjente dhe një mocion me debat për atë që konsiderohet vjedhja e shekullit. E kuptoj që doni ta kaloni këtë vjedhje në heshtje, por ju nuk mund ta kaloni aferën e inceneratorëve pa debat dhe pa dhënë llogari Edi Rama. Ju kërkoj të ndërprisni seancën, të ftoni kryeministrin dhe jepni guxim dhe të vijë në seancë dhe t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë dhe mocionit me debat. ", tha ai.
Lini një Përgjigje